Dëshmi

Dëshmi

Julian Demeti

Juljan Demeti

“Ardi Borova Salon” është një ndër sallonet më të mira në Tiranë, ku tashmë jam prej vitesh klient dhe i besoj pamjen time. Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë i kënaqur nga rezultati përfundimtar, nga stafi shumë profesional dhe mikëpritës, dhe shërbimi perfekt ndaj klientit. Do t’ja sygjeroja “Ardi Borova Salon” kujdo që kërkon profesionist të vërtetë në këtë fushë dhe dëshiron të ketë një look gjithmonë të kuruar.

Jonida Mero

Jonida Mero

Ardi Borova është ndryshe nga të tjerët sepse kur ti i kërkon diçka të dëgjon me vëmendje dhe pastaj të sugjeron atë për të cilën ti ke nevojë, dhe ti del nga salloni gjithmonë shumë e kënaqur me shërbimin. Nuk ndodh kështu me parukierët e tjerët. Ata të dëgjojnë, aplikojnë atë që ti do ekzaktësisht por ti del nga salloni më e merzitur nga çfarë ishe kur hyre.

Ardi Borova është partneri yt në krim me pak fjalë!

Tek “Ardi Borova Salon” më ka pelqyer më shumë se çdo gjë tjetër fakti që gjithmonë kam dalë e buzeqeshur dhe lidhja që kam krijuar. Një lidhje që me pengon të provoj dhe të eksperimentoj tek flokët e mi çdo gje qe nuk mban dorën e Ardi Borovës ose që nuk ka kaluar në filtrin e tij.

Patjetër qe do e sugjeroja qoftë edhe për të provuar atë që unë provoj!

Irida Kosta

Irida Kosta

“Ardi Borova Salon” është ndryshe nga të tjeret sepse këtu cdo shërbim ofrohet me profesionalizëm dhe cilësi të lartë. A doni një prerje që qaset me stilin tuaj? A doni një ngjyrë më natyrale që nuk ju prish flokët? A doni të ndryshoni plotësisht pamjen tuaj? Përgjigja është e thjeshtë, “Ardi Borova Salon”. Mos kini frikë dhe lëreni veten në duart e profesionistëve, të cilët vetëm me një shikim dhe duke studiuar flokët tuaj, dinë të përmirësojnë pikat tuaja të dobëta për t'i bërë ato të forta thjesht me një goditje gërshëre ose furçe.

Shërbimi që ofrohet në “Ardi Borova Salon” ofron higjenë maksimale, personel shumë, po shumë te edukuar, te sjellshëm, mikpritës dhe shumë entuziastë. Të saktë në punë dhe në orar. Respektojnë gjithmonë atë çfarë i kërkohet. Është gjithnjë kënaqësi të zbulosh ngjyrat e reja apo prerjet e reja të flokëve në “Ardi Borova Salon”. Produktet që përdoren në këtë sallon janë shumë cilësore dhe shumë të rekomanduara dhe ndjekin tendecat e kohës.

Ambienti është mikpritës, i bukur dhe i mobiluar me shumë shije.

Do t'ia sugjeroja “Ardi Borova Salon” kujtdo sepse “Ardi Borova Salon” është parukeria që po kërkonit për të rikthyer dritën, forcën dhe shkëlqimin flokëve tuaj që po ju kërkojnë ndihmë! “Ardi Borova Salon është parukeria që keni dashur gjithmonë!

Eugena Tomini

Eugena Tomini

“Ardi Borova Salon” nuk do ta përkufizoja vetëm si një "sallon", por do të thoja që është oaz i cilesisë, i sigurisë së trajtimit, dhe i modelimit. Stafi ka një nivel të lartë të mikëpritjes, relaksit dhe të respektit i të qenurit kliente! Kur bëhesh kliente e “Ardi Borova Salon” është shumë veshtirë të kërkosh një pamje të re tek një sallon tjetër, sepse aty merr kënaqësinë e të ndjerit ndryshe, mund të aplikosh tendecat më të reja të kohës me siguri, sepse eksperienca 20 vjecare e “Ardi Borova Salon” ta garanton këtë! Do t’ja sygjeroja “Ardi Borova Salon” të gjithëve, sepse kur ndihesh mirë kërkon që këtë ndjesi ta ndash me të tjerët. Nuk dua të bëhem e përsëritur por salloni i Ardi Borovës faktin që të dukesh më e re e garanton në mënyrën më cilësore dhe me teknikat më të fundit inovative të modelingut! Jam shumë e kënaqur nga shërbimi i “Ardi Borova Salon”!

Regjistrohuni për të mësuar tendencat e fundit nga Ardi Borova!

Behuni pjese e komunitetit tone global me qasje eksluzive ne oferta speciale, lajme dhe ngjarje te fundit.