Ardi Borova

Çertifikatë për 24 Javë (6 muaj)

Çertifikatë e kursit për Fillestarë

PROFILI I STUDENTIT:Nuk është e nevojshme eksperiencë e mirëfilltë, edhe pse do t’ju kërkohet të punoni shumë dhe me pasion për flokët!

FORMATI: Demos / Teori / Praktikë 

ORARI: 9:00 – 16:00 / E Hënë – E Premte

KOHËZGJATJA: 24 Javë

DATAT E FILLIMIT ___/___/______

PAJISENI ME: Përfundimi me sukses i kursit, do t’ju pajisë me Çertifikatën e shumë kërkuar të “Ardi Borova Academy”.

INFO

Je entuziast për t’u bërë parukier?

Beson se kualifikimet janë çelsi i suksesit tënd afatgjatë në këtë fushë?

Nuk ka fillim më të mirë për të gjithë ata që duan të lenë gjurmët e tyre në botën e parukerisë sesa kursi 24 javor i “Ardi Borova Academy”. Edukim modern mbi kujdesin e flokëve, teknika të prerjes dhe të ngjyrosjes, teknika kryesore që mbështesin filozofinë “Ardi Borova” do t’ju kalohen ju si brezi më i ri i profesionistëve të kualifikuar të parukerisë.

Kursi është i ndarë në pesë faza duke mbuluar të gjitha lëndët e nevojshme për të siguruar një rrugë të shpejtë të suksesit tuaj në fushën e parukerisë. Natyra dhe përmbajtja e çdo faze të kursit zhvillohet në saj të përparimit tuaj në kurs. Megjithatë, disa prej elementëve mbeten konstantë; udhëzim personal dhe mentorim nga një instruktor i “Ardi Borova Academy” për të  gjitha sesionet e punës. Një vlerësim i personalizuar në fund të çdo faze për t'u siguruar që studenti ka arritur qëllimet e mësimit të kërkuara nga Akademia, si në teori dhe detyra praktike për të vlerësuar progresin tuaj në intervale të rregullta.


FAZA E PARË (JAVËT 1- 4)

KJO FAZË DO T'JU PREZANTOJ ME TEKNIKAT BAZË PËR TË ECUR MË TEJ ME FAZAT E TJERA.

1.Historia & filozofia e “Ardi Borova”
2.Larja, tharja dhe deri tek produktet e stilimit
3.Teknikat e Stilimit
4.Vlerësimi i formës së kokës dhe strukturës së fytyrës,
5.Teknika e konsultimit me klientët
6.Përkujdesje perfekte ndaj klientëve
7.Njohuritë mbi produktet
8.Njohuritë abc (Prerjet e flokëve sipas mënyrës “Ardi Borova”: a – Prerje Drejtë; b – Shkallëzim 0 - 45° & c – Shkallëzim Normal dhe i Fortë)
9.Teoritë teknike
10.Vlerësim i personalizuar

Pasi të kuptohet dinamika e flokut, shumë shpejtë kalohet tek prezantimi i aftësive preçize të prerjes.

FAZA E DYTË (JAVËT 5-9)

KJO FAZË JU JEP MUNDËSINË TË HYNI NË BOTËN UNIKE TË PRERJES SË FLOKËVE PËR FEMRA. DO TË FILLONI TË PRAKTIKONI NJOHURITË DHE AFTËSITË QË KENI MËSUAR, NË FLOKË TË VËRTETË. GJITHASHTU, DO TË BËHET DHE PREZANTIMI ME BOTËN E BOJRAVE.

1.Sesione pune mbi të gjitha teknikat bazë të prerjes së flokëve për femra
2.Demostrim/leksione mbi të gjitha teknikat e prerjeve për femra
3.Radhitja në krehje / leksione konsultimi
4.Zgjerimi i dijeve mbi produktet
5.Formulat e ngjyrave
6.Listat e ngjyrave
7.Prezantimi me teknikat abc të bojës sipas mënyrës “Ardi Borova”
8.Vlerësim i personalizuar

FAZA E TRETË (JAVËT 10- 14)

KJO FAZË INTERESANTE E KURSIT DO T’JU PLOTËSOJ ME DIJET E NEVOJSHME SI NË TERMA TEORIKË DHE PRAKTIKË PËR ABC-N E BOJRAVE SIPAS MËNYRËS SË “ARDI BOROVA”

1.Teknikat abc të bojës sipas mënyrës “Ardi Borova”
2.Teknikat “a” mbi lyerjet e plota të bojrave
3.Teknikat “b” të lyerjeve të pjesshme
4.Teknikat “c” të kombinimit të lyerjeve
5.Teknikat moderne të lyerjeve
6.Teknikat klasike të permanentit
7.Provim për ngjyrat & teknikat
8.Vlerësim i personalizuar


FAZA E KATËRT (JAVËT 15-19)

KJO FAZË DO TË BASHKOJ SHUMË AFTËSI TË MËSUARA QË T’JU JAPË BESIMIN QË ÇDO PROFESIONIST I RI KA NEVOJË. GJITHASHTU, DO T’JU PREZANTOJ DHE ME ABC-N PËR MESHKUJ.

1.Radhitje e të gjitha teknikave të prerjes
2.Hyrje (prezantim) / Historik i flokëve të meshkujve
3.Abc e prerjes së flokëve për meshkuj sipas mënyrës “Ardi Borova”
4.Teknika e prerjes me gërshërën mbi krehër
5.E qethura shkurt
6.Shkallëzimi për meshkuj
7.Teknikat e prerjeve të fundeve me gërshër
8.Kujdesi ndaj klientit
9.Rregullat e mirësjelljes profesionale në sallon
10.Provim në praktikë
11.Vlerësim i personalizuar

FAZA E PESTË (JAVËT 20-24)

KJO FAZË E FUNDIT ËSHTË E DIZENJUAR T’JU JAPË KOHË PËR TË PERFEKSIONUAR AFTËSITË E MËSUARA DHE TË PËRDORNI DIJET E FITUARA, PËR T’JU BËRË GATI QË TË PUNONI NË SALLON.

1.Avancimi në teknikat e prerjes së flokëve për meshkuj
2.Të punuarit në formë të pavarur dhe ndërmarrja e iniciativave
3.Të punuarit me kohë të përcaktuar
4.Hyrje në teknikat e dorës së lirë dhe shkëputjeve
5.Provim në praktikë
6.Vlerësimi personalizuar
7.Teknikat e intervistave të punësimit

 

(*) Ofrojmë kurse individuale (specializimi) duke përzgjedh në program atë cfarë kërkohet nga parukieri/studenti. Për më tepër info, lutemi të na kontaktoni.

 

Regjistrohu dhe paguaj online!   

Hits: 934


ARDIAN BOROVA © 2014       NA KONTAKTONI       PRIVACY POLICY       TERMAT DHE KUSHTET       EMAIL          Ardi Borova - Instagram   Ardi Borova - Pinterest   Ardi Borova - Linkedin   Ardi Borova - Facebook   Ardi Borova - Google +   Ardi Borova - Youtube